U shqiptohet gjobë prej 200 eurosh dy shoferëve në Ferizaj, drejtuan veturat nën ndikim të alkoolit

U është shqiptuar gjobë për kundërvajtje prej 200 eurosh ndaj dy shoferëve në Ferizaj që ishin duke i drejtuar veturat nën ndikim të alkoolit

Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se u është shqiptuar gjobë për kundërvajtje prej 200 eurosh ndaj dy shoferëve në Ferizaj që ishin duke i drejtuar veturat nën ndikim të alkoolit.

“Gjobë ndaj dy shoferëve që drejtuan veturat nën ndikim të alkoolit në Ferizaj. Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, sot rreth orës 05:00 të mëngjesit, në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, në fshatin Babush të Ferizajt, kanë ndaluar shoferët SH.B (M/K) i moshës 40-vjeçare dhe G.SH(M/K) i moshës 37-vjeçare, të cilët po drejtonin veturat e tyre nën ndikimin e alkoolit. Ndaj tyre, policia iu shqiptoi nga një gjobë për kundërvajtje 200 euro, 2 pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka apeluar te shoferët e automjeteve që të mos drejtojnë ato nën ndikimin e alkoolit.

Në njoftim thuhet se veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.

“Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet tutje në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika