Liderët e Perëndimit e ritheksojnë mbështetjen për Izraelin, por i kërkojnë t’i mbrojë civilët

Liderët e Shteteve të Bashkuara, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Britanisë së Madhe kanë rikonfirmuar përkrahjen e tyre për Izraelin dhe të drejtën e tij për t'u vetëmbrojtur. Gjithashtu, ata kanë bërë thirrje për respektimin e ligjit ndërkombëtar humanitar dhe mbrojtjen e të drejtave të civilëve në kontekstin e konfliktit me Hamasin

Një tanke izraelite në afërsi të kufirit me Rripin e Gazës, 20 tetor 2023

Liderët e Shteteve të Bashkuara, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Britanisë së Madhe e ritheksuan përkrahjen e tyre për Izraelin dhe të drejtën e tij për t’u vetëmbrojtur, por, po ashtu, i bënë atij thirrje t’i përmbahet ligjit ndërkombëtar humanitar dhe t’i mbrojë civilët.

Në një komunikatë të përbashkët të dielën mbrëma për luftën e Izraelit me grupin militant, Hamas, liderët e mirëpritën lirimin e dy pengjeve nga Hamasi, si dhe bënë thirrje për lirimin e menjëhershëm të të gjitha pengjeve të tjera.

Presidenti amerikan, Joe Biden, e thirri takimin virtual me liderët e vendeve të Quint-it, SHBA, Francë, Gjermani, Britani e Madhe, Itali dhe Kanada, pasi kishte biseduar me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Thirrjet e tyre u bënë për shkak të rritjes së frikës se lufta mes Izraelit dhe Hamasit mund të përhapet në një konflikt të gjerë në Lindjen e Mesme, pasi Izraeli i vazhdoi bombardimet ndaj Gazës dhe përleshjet në kufirin libanez u intensifikuan.

Në deklaratë, Biden, kryeministri kanadez Justin Tredeau, presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman, Olaf Scholz, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni dhe kryeministri britanik, Rishi Sunak, u zotuan për të punuar ngushtë së bashku për t’i mbështetur qytetarët e vet në rajon, posaçërisht ata të cilët duan të largohen nga Gaza.

Ata e mirëpritën dërgimin e autokolonave të para me ndihma humanitare në Gazë dhe u zotuan se do të punojnë me partnerët rajonalë për të garantuar “qasje të sigurt dhe qëndrueshme” në ushqim, ujë, kujdes mjekësor dhe ndihma tjera humanitare për 2.3 milionë banorët e Gazës, shkruan REL.

Biden dhe Netanyahu biseduan për mbërritjen e ndihmave të para në Gazë dhe “ritheksuan se dërgimi i këtyre ndihmave vendimtare do të vazhdojë”, sipas Shtëpisë së Bardhë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika