Statistikat e muajit mars janë publikuar në muajin maj nga ana e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).
Por, kjo nuk është hera e parë që statistikat publikohen me vonesë nga kjo agjenci.
Shyqeri Bytyqi nga Oda e Afarizmit të Kosovës tregon pasojat që mund të shkaktohen nga këto vonesa.
“Marrë parasysh krizën e madhe që ka ndodhur kohëve të fundit dhe vonesa në informacione statistikore mund ta devijoj një vendim të mirë që mund të vijë nga nivel qendror”, ka thënë Shyqeri Bytyqi nga Oda e Afarizmit të Kosovës.
Kryeshefi i ASK-së, Ilir Berisha thotë se kjo nuk ndodhë me të gjitha publikimet.
“Nuk është për të gjitha anketat, është vetëm për një anketë e cila është anketa e fuqisë punëtore të cilët për shkak të refuzimeve për tu intervistuar kemi ngecë mbrapa, kjo është një sfidë e jona dhe po besoj që së shpejti do ta mbushum këtë boshllëk”, ka deklaruar Berisha.
Agjencia e Statistikave të Kosovës është institucion i cili merret me grumbullimin, përpunimin dhe publikimin e të dhënave zyrtare të statistikave.