Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën është gjetur një 40-vjeçare pa shenja jete te penda e Livoçit.
Këtë e ka bërë të ditur për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Dyshimet janë se ajo ka kryer vetëvrasje.
“Stacioni Policor Gjilan sot me datën 23.10.2023 rreth orës 14:47 ka pranuar informacion përmes linjës 192 ku dyshohet se një femër kosovare shqiptare është vetëvrarë te penda e Livoçit. Njësitet policore i janë përgjigjur menjëherë thirrjes, është njoftuar edhe emergjenca e spitalit të Gjilanit dhe njësiti i zjarrfikëseve. Nga vendi i ngjarjes raportohet se sipas mjekut kujdestar viktima femër rreth 40 vjeçare është pa shenja jete. Në lidhje me rastin janë njoftuar njësite policore relevante të cilat janë duke i hetuar rrethanat e rastin në koordinim me prokurorin e shtetit”, ka thënë Hashani.
Prokuroria po e trajton rastin si “vdekje e dyshimtë”, ndërsa trupi është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.