Gashi: Kosova nga ngjarjet e 24 shtatorit nuk ka përfituar asgjë

Analisti Dardan Gashi ka thënë se Kosova nuk ka përfituar asgjë nga sulmet e 24 shtatorit, pavarësisht se ka grumbulluar fakte se sulmi ishte kryer nga shteti Serb. Sipas tij, bashkësia ndërkombëtare vetëm sa e ka rritur presionin ndaj Kosovës

Dardan Gashi, analist

Analisti Dardan Gashi ka thënë se kur është bërë Pakoja e Ahtisarit, nuk është menduar kjo [Asociacioni].

Sipas tij, me Pakon e Ahtisarit nuk është paraparë një “solucion menaxhues”.

Pakoja e Ahtisarit ka krejt një natyrë tjetër dhe disa nga komunat [me shumicë serbe], sipas Gashit, i kanë kompetencat “e kanë aspektin policor, i kanë edhe do aspekte të tjera si në arsim, shëndetësi… edhe financimin prej Serbisë, madje ai ka qenë i rregulluem për me hy përmes sistemit tonë financues, por nuk ka hy, pra kjo është toleru”, ka thënë Gashi.

Ai ka akuzuar qeverinë dhe shumicën për manipulim të opinionit “thirret si vendim kundër marrëveshjeve 2013 dhe 2015 [për AKS], nuk është e vërtetë dhe s’ka qenë kurrë e vërtetë edhe kemi thënë 100 herë, por nuk po do me marrë vesh.

Deklarata e Kurtit për Klanin e Novi Sadit, sipas Gashit, është lufta e brendshme politike.

“As s’i nimon Kosovës sen, as nuk sqaron kurrgjë… nuk ka lidhje me informim të dikujt”.

Më tej, analisti Dardan Gashi ka thënë se Kosova nga ngjarja e 24 shtatorit nuk ka përfituar “asnjë sen”, por “presioni është rritur edhe më tej”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika