Osmani në Këshillin e Sigurimit të OKB-së: Serbia të frenohet nga sulmet terroriste ndaj Kosovës, ajo po do luftë por s’lejojmë të ndodhë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalimin e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ka thënë se Kosova më 24 shtator ishte viktimë e agresionit nga Serbia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ka thënë se më 24 shtator, Kosova ishte akt agresioni i Serbisë.

Ajo ka kërkuar nga ndërkombëtarët që ta parandalojnë Serbinë për aktet ndaj Kosovës.

Osmani ka theksuar se Kosova dëshiron implementim të shpejtë të Marrëveshjeve të Brukselit dhe është e angazhuar për paqe teksa Serbia është e vendosur të përdorë dhunën.

Sipas Osmanit, Serbia dëshiron luftë, por nuk do ta ketë atë.

“Kërkojmë nga partnerët ndërkombëtarë për qartësi strategjike dhe veprime të vendosura për të parandaluar aktet e agresionit nga Serbia që të mos ndodhin më. Kërkesa jonë është e qartë, Kosova ka nevojë për siguri substanciale. Serbia të frenohet nga sulmet terroriste ndaj Kosovës dhe hetimin e sulmit terrorist. Rritja e sigurisë në kufijtë e Kosovës, miratimi i masave të rrepta kundër Serbisë, një Rezolutë do të shënonte zotimin për të ruajtur paqen dhe sigurinë në tërë rajonin. Historia ka treguar se kur terroristët nuk paguajnë për agresionin e tyre ata krijojnë më tepër kaos, vdekje dhe shkatërrim, ata po vazhdojnë dhe kostoja dhe kërcënimet po vazhdojnë të rriten. Nuk duhet të lejohet që propaganda të fitojë, duhet të luftojmë për të vërtetën. Ekziston një e vërtetë që duhet të dëshmohet, kjo është se Kosova ka qenë viktimë e një akti agresionit nga Serbia. Serbia dëshiron territore të Kosovës që kurrë nuk do t’i marrë. Ne dëshirojmë implementim të shpejtë të marrëveshjeve të Brukselit dhe jemi të angazhuar për paqe, bisedime paqësore me Serbinë, ata janë të vendosur për të përdorur dhunën. Serbia ka treguar që ata për fat të keq dëshirojnë luftë por nuk do të lejojmë të ndodhë”, tha ajo.

Presidentja e vendit ka theksuar se “kemi vendosur të ngrihemi nga zeroja, të ndërtojmë jetën tonë në një vend pa frikë, pa diskriminim”.

Ajo ka potencuar se Kosova e ka shtrirë dorën e bashkëpunimit drejt fqinjit verior, Serbisë, për të zgjedhur problemet në mes të vendeve.

Sipas saj, vendimi i Serbisë për ta destabilizuar vendin, për okupuar toka po shihet.

“Ajo çfarë Serbia priste të shihte atë ditë ishte të bëhej si Krime, por u zu në befasi për shkak të përgjigjes së Policisë së Kosovës. Kosova do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me partnerët për t’iu kundërvu akteve të tilla. Financimi i dy organizatave terroriste kanë ardhur nga institucionet shtetërore të Serbisë. Para sulmit të 24 shtatorit, këto grupe ishin të përfshira në sulmet kundër ushtarëve të KFOR-it, paguhen e financohen nga Serbia për t’i sulmuar serbët e Kosovës. Siç tregojnë hetimet ka pasur trajnime të këtyre grupeve nga Serbia. Armët e konfiskuara janë armë ushtarake që prodhohen në fabrika ushtarake në Serbi. Kemi pasur armë të paligjshme me shenja ose targa falsë që i kanë vendosur në vetura”.

Osmani ka thënë se sulmi në veri ishte plan për destabilizim jo vetëm të Kosovës, por të të gjithë rajonit.

“Bashkësia Ndërkombëtare e ka dënuar këtë akt. Kanë kërkuar nga secila palë që të vihen para përgjegjësisë dhe kanë thënë që Serbia të dënojë këtë akt. Derisa Vuçiqi synon të mbulojë qëllimet, aktet e shfaqin motivin prapa tij. Ai dëshiron më shumë territor. Fatkeqësisht Serbia e sheh dhunën si zgjidhje pas çdo gjëje”.

Osmani u është drejtuar serbëve që jetojnë në Kosovë me këtë frazë:

“Pakica etnike serbe në Kosovë mban fuqinë e veto ndaj amendamenteve kushtetuese. U them serbëve në Kosovë se Kosova është shtëpia e juaj po aq sa është e imja. Dua të punoj me secilin prej jush”.

Ndërkaq, në një postim në “X”, Osmani ka shpërndarë pjesë nga fjalimi i saj.

“Kosova është ngritur nga hiri i luftës në një vend ku demokracia, të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit janë në qendër të vëmendjes. Ne nuk do të lejojmë asnjë pengesë që rrezikon lirinë e fituar me vështirësi që kemi arritur së bashku me shumë demokraci në mbarë botën. Ne kurrë nuk duhet të biem në grackën e të dyja palëve. Ajo rrezikon të çojë në një gabim që minon thelbin e demokracisë. Kur nuk arrijmë ta quajmë të keqen pa mëdyshje me emrin e saj të vërtetë, rrezikojmë të krijojmë hapësirë ​​për ekuivalencën morale midis së drejtës dhe së gabuarës, virtytit dhe vesit”.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika