(Video) Bledi Mane mbështet Edonën: Edhe në Qeverinë e Kurtit ka homoseksual

Opinionisti i edicionit të dytë të “Big Brother Vip Kosova”, Bledi Mane, në prime-in e sotëm të këtij sezoni, ka filluar me kritika ndaj banorëve të shtëpisë.

Përpos kritikave, ai shprehu edhe mbështetje ndaj banores Edona James.

Ai i tha se ajo nuk duhet të ndihet keq, duke e vlerësuar si një vajzë të mirë dhe të bukur dhe ta pranojë veten siç është.

“Ti Edona nuk duhet të qash, ti nuk duhet të tregohesh e dobët, sepse ti ke kaluar drama në jetë jo për fajin tënd. Tek trupi jot ishte një person i gabuar dhe nuk ishte gabim i natyrës dhe i Zotit. Por ti ishte tersi se sa thellë do të paragjykonin, se sa thellë do të poshtëronin. Ti je qytetare e këtij vendi, e këtij planeti. Pranoje vetën siç je. Shpërndaj dashuri. Jep leksione të mira nga ajo shtëpi dhe duajeni njëri-tjetrin, sepse sytë dhe  veshët e shqiptarisë janë tek ju”.

Tutje, Bledi ka shtuar se homoseksualë, transgjinorë etj, ka edhe në Qeverinë Kurti, edhe në Qeverinë Rama, ka kudo në shoqëri dhe nuk duhet të ndihen keq e të bullizohen.

Bledi tutje u shpreh se homoseksualë ka edhe në Qeverinë Kurti dhe në Qeverinë Rama, dhe ka kudo në shoqëri prandaj duhet të jemi më të pranueshëm ndaj njëri-tjetrit.

“Homoseksualë, biseksualë, transeksualë ka në Qeverinë e Albin Kurti, në Qeverinë e Edi Ramës, në Parlamentin e Kosovës, në Parlamentin e Shqipërinë, ka në Vatikan, ka në Arabinë Saudite, në media, në futboll, ka aty mes jush e mes nesh, çdokush e ka hapësirën e tij”, tha mes të tjerash Bledi.