Libri për terrorin e Serbisë në Kosovë do të jetë në duart e Papës

Publicisti dhe ish-pjesëtari i UÇK-së, Nusret Pllana sjell rrëfimet e tij për RTV Dukagjini, ku tregon pritjet nga një takim shumë i rëndësishëm që do të zhvillojë në Vatikan javën e ardhshme. Derisa komenton pjesë nga periudha dhe punën e Dhomave të Specializuara në Hagë

Ai që promovon paqen dhe harmoninë në botë do të njihet nga afër me vuajtjet e shqiptarëve të Kosovës para dy dekadave.

Kreu i Vatikanit, Papa Françesku do të mësojë për mizorinë dhe të bëmat e shtetit serb gjatë luftës së fundit.

Këtë do ta mundësojë ish-pjesëtari i UÇK-së e publicisti, Nusret Pllana.

Papa Françesku

Libri i famshëm i tij me titull “Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët” i përkthyer në nëntë gjuhë, më 25 maj do të jetë në duart e një prej personave më të rëndësishëm që promovojnë paqen në botë.

“Ai njeri që ka ndikim të madh, një personalitet me famë jo vetëm evropiane por edhe botërore, vet fakti që na ka pranuar, ka pranuar ftesën për tu takuar dhe për të ia dorëzuar këtë libër, jep me kuptua që edhe ai më në fund e ka pranuar publikisht dhe botërisht që mbi këtë popull të vjetër është ushtruar dhunë, janë bërë masakra e gjenocid”, ka thënë Pllana.

Veprimtari Pllana ndër të tjera thotë që është padrejtësi që ata që kanë kryer krime në Kosovë enden të lirë e ish-krerët e UÇK-së mbahen në Hagë.

Nusret Pllana

“Unë jam i bindur që ata do të dalin të pafajshëm por për fat të keq ata po keqtrajtohen e po torturohet një popull i tërë, po shpenzohen mijëra të holla nga buxheti i shtetit të Kosovës edhe ashtu të rënduar mjaftë. Dhe në fund e gjithë kjo do të përfundoj siç thotë populli “Polli elefanti miun”.

Pllana ishte zëri i parë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndërmjet frekuencave.

Ai gjatë kohës së luftës si gazetar kumtoi rrjedhën e saj ndërmjet Radio Kosovës së Lirë.

Për televizionin Dukagjini ai ka rrëfyer këto momente.

“Si rezultat i një disipline tipike ushtarake, të gjithë anëtarët e Radio Kosova e Lirë e kemi dhënë rezultatin maksimal që ta informojmë kombin mbarëshqipar për barbaritë dhe mizoritë serbe që i bënin në veçanti mbi civilët”.

Nusret Pllana ishte edhe zëvendësministër dhe ministër i kulturës në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës gjatë viteve 1999-2000.

Njëkohësisht, ka udhëhequr sektorin e Arkivit të UÇK-së nga viti 2002-2006.

Aktualisht është ligjërues i Universitetit “Hasan Prishtina” të Prishtinës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika