Një person është gjetur pa shenja jete në Istog, gjatë ditës së djeshme më 23 tetor.
Në raportin policor thuhet se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes.
Ndërsa, trupi i pajetë me vendim të prokurorit është dërguar për obduksion.
“Është raportuar se një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.