Prime i parë i Big Brother VIP Kosova 2, ka qenë bombastik.
Nga përplasjet në mes të disa banorëve, e deri tek emocionet e forta që dha Edona James, nata e mbrëmshme do të mbahet mend gjatë.
Fillimisht Meti dhe Gani Gërmia kanë shpjeguar pse debatuan në oborr pak minuta para se të niste nata Prime-it, e më pas “përplasje” pati edhe në mes të Shqipes dhe Metit sërish.
Nata vazhdoi me Monika Salihun së cilës iu shfaq një video ku “ankohej” se Linda Halimi dhe Blero nuk janë treguar të afërt me të, ndonëse ushtrojnë të njëjtin profesion.
Gjithsesi, këta të tre u sqaruan mes vete.
“Përplasje” ka pasur edhe në mes të Santianës dhe Adrit, duke u përfshirë aty këtu edhe partnerja e tij, Iliriana.
“Oj shqipe o shpirt, nuk je në trotuar, unë jetoj me komandat lufte”
“Oj shqipe o shpirt, nuk je në trotuar o zemër, ke të bëjsh me 20 karaktere të ndryshme aty. Unë jetoj me komandat lufte, jetoj me një ushtar në shtëpi”.
Opinionistja e Big Brother VIP Kosova, Anita Haradinaj, ka shpërthyer ndaj konkurrentes Shqipe Hysenaj.
Kjo është fjalia ku Anita i drejtohet Shqipes, duke e këshilluar që “po e zgjat muhabetin mbi tre fjalë dhe me një fjali të përbërë plotësisht, ta dish se e ke humbur luftën”.
Ndryshe, Shqipja i është kundërpërgjigjur me “nuk do të dëgjoj më” dhe ka vazhduar me “do ta shofim”.
(Video) Polemizojnë Meti me Shqipen, Edona James mundohet t’i qetësojë gjakrat
Gjatë Prime të dytë të këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova II, filluan të ketë ngjarje aty për aty./KlanKosova
Dhe këtë radhë, Meti është përplasur me Shqipen edhe sonte në Prime.
Ai është shprehur se Shqipja është bërë asistentja e tij.
“Shqipja është bërë asistentja ime, me këdo që unë bisedoj kjo ndërhyn”, ka theksuar Meti.
(Video) Gani Gërmia për Lindën: Zbutet por po ngutet, shuj se t’kallëzoj tek vendi..
Banorët, Gani Gërmia dhe Linda Halimi, kanë polemizuar në prime-in e sotëm.
Madje, batutat e Gani Gërmisë nuk kanë të ndalur gjatë tërë mbrëmjes së prime-it.
“Kësulkuqe”.. është epiteti që Gani Gërmia iu referua banores, Linda Halimi, e që kësaj të fundit nuk është që i pëlqeu aq fort.
Kjo bisedë u shkaktoi të qeshura banorëve.
(Video) Bledi Mane mbështet Edonën: Edhe në Qeverinë e Kurtit ka homoseksual.
Opinionisti i edicionit të dytë të “Big Brother Vip Kosova”, Bledi Mane, në prime-in e sotëm të këtij sezoni, ka filluar me kritika ndaj banorëve të shtëpisë.
Përpos kritikave, ai shprehu edhe mbështetje ndaj banores Edona James.
Ai i tha se ajo nuk duhet të ndihet keq, duke e vlerësuar si një vajzë të mirë dhe të bukur dhe ta pranojë veten siç është.
“Ti Edona nuk duhet të qash, ti nuk duhet të tregohesh e dobët, sepse ti ke kaluar drama në jetë jo për fajin tënd. Tek trupi jot ishte një person i gabuar dhe nuk ishte gabim i natyrës dhe i Zotit. Por ti ishte tersi se sa thellë do të paragjykonin, se sa thellë do të poshtëronin. Ti je qytetare e këtij vendi, e këtij planeti. Pranoje vetën siç je. Shpërndaj dashuri. Jep leksione të mira nga ajo shtëpi dhe duajeni njëri-tjetrin, sepse sytë dhe veshët e shqiptarisë janë tek ju”.
Megjithatë, e gjithë vëmendja ishte tek Edona James.
Transgjinorja e parë shqiptare që u fut në një reality shou në trojet shqiptare, ka treguar vështirësitë e jetës e përlotur. Ajo rrëfeu momente shumë të vështira të viteve kur vendosi të ndryshonte gjininë. Por Edona mori një mesazh të fortë gjatë natës.
Asaj iu shfaq zëri i nënës në dhomën e rrëfimeve. Nëna e saj i dha përkrahje të fortë dhe i tha që të vazhdonte dhe të mos ndryshonte. Ky mesazh ka bërë që Edona të përlotej edhe më shumë, madje falënderoi produksionin për një surprizë kaq të ndjerë.
Ajo tha se fjalët e nënës do jenë forcë më e madhe për ta çuar lojën deri në fund.
Nata vazhdoi edhe me shqiptimin e dënimit nga “Vëllai i Madh” për banorët dhe i cili ishte minus 4 mijë euro.
Poashtu, “Vëllai i Madh” njoftoi Shqipen se misionin nuk e kishte përfunduar me sukses, dhe për këtë shkak u dënua me nominim.