Murati në ceremonin e lansimit të SAS, thotë se projekti synon t’i largojë diskriminimet në sistemin e asistencës sociale

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT), në bashkëpunim me Bankën Botërore, kanë lansuar Projektin për Reformën e Sistemit të Asistencës Sociale (SAS) të Kosovës, projekt i cili mundëson targetimin e saktë të familjeve që kualifikohen për asistencë social

Hekuran Murati

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve bashkë me Bankën Botërore e kanë implementuar Projektin për Reformën e Sistemit të Asistencës Sociale të Kosovës,

Ky projekt mundëson që të targetohen me saktësi familjet që kualifikohen për asistencë sociale.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, ka deklaruar që ky projekt synon ta zgjerojë skemën e asistencës sociale në Kosovë, të eliminojë parregullsitë dhe të garantojë që të gjitha familje në nevoje të ndiejnë dorën e shtetit.

“Ashtu siç e kemi deklaruar më parë në si Ministri e Financave, Punës dhe Transfereve por dhe si Qeveri kemi për qëllim garantimin e mirëqenies për të qytetarëve tanë. Angazhimin tonë në realzimin e këtij objektivi e kemi dëshmuar  tashmë për mes një sërë masash dhe politikash që i prezantuam për herë të parë në vendin tonë”, ka thënë Murati.

Murati ka theksuar se “sot jemi mbledhur këtu që ta prezantojmë projektin  tonë të radhës në bashkëpunim me bankën botërore. Projekti për Reformën e Skemës të Asistencës Sociale do të zbatohen nga Ministri e Financave, Punës dhe Transfereve dhe ka për qëllim që të zgjeroj skemën e asistencës sociale në Kosovë, të eliminohen parregullsitë dhe të garantojë që të gjitha familje në nevojë të ndiejnë dorën e shtetit”.

“Përmes këtij projekti Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve synon që të largoj diskriminim brend për brenda kategorive duke e bërë sistemi e asistencës sociale të atillë që në njërën anë e lufton varfërinë por në anën tjetër nuk krijon varësi të përhershme për familjet. Sepse synimi do të jetë edhe aktivizimi i anëtarëve të familjeve përfituese në tregun e punës”, ka theksuar Ministri Murati.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika