Google po çaktivizon përkohësisht “gjendjen e trafikut Live” në aplikacionet e tij të shërbimit të hartës, Google Maps dhe Waze, në Izrael, konfirmoi kompania e teknologjisë të hënën, ndërsa vendi përgatitet për një pushtim të mundshëm tokësor në Gaza.
“Siç kemi bërë më parë në situata konflikti dhe në përgjigje të situatës në zhvillim në rajon, ne kemi çaktivizuar përkohësisht aftësinë për të parë gjendjen e trafikut”, ka thënë një zëdhënës i Google Maps.
Google tha se kompania konsultoi disa burime që përfshinin autoritetet rajonale dhe lokale për të bërë vlerësimin, shkruan CNN.
Megjithatë, Google nuk tha nëse mjetet do të çaktivizohen në Izrael, Gaza apo të dyja.
Kompania gjithashtu nuk tha nëse veprimi ishte me kërkesë të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit.