Pasta-sallatë me spinaq

Sallata e spinaqit me pasta është një kombinim përfekt i një pjata të drekës apo darkës.

Kjo pjatë është përplotë e mbushur me vitamina ushqyese.

Sallata klasike e makaronave, apo edhe pasta sallata greke, nuk po mbesin sygjerimet e vetme t’kategorisë (sallatë + makarona), meqë ne po ua bashkojmë edhe simotrën; pasta-sallatën me spinaq.

Dy hapa super të thjeshtë e pak përbërës janë të mjaftueshme për të kompletuar një pjatë plotë me shije.

Përbërësit:

  • 1 qepë e kuqe (e prerë n’fije)
  • 1/2 paketim makarona t’ziera
  • 200 gr spinaq i njomë
  • 1 thelb hudhër (e imtësuar)
  • 150 gr domate t’thata (t’prera)
  • 3 lugë gjelle vaj ullini
  • 3 lugë gjelle uthull vere t’kuqe
  • 80 gr djathë feta (i grirë)
  • Kripë dhe biber i zi (Opsionale)
  • 100 gr kërpudha t’konservume ose 100 gr artiqokë t’konservume (t’prera n’copa)

Metoda e përgatitjes:

Marrim një enë të thellë, shtojmë vajin, verë, kripën e biberin si dhe thelbin e hudhrës.

Përzije masën e shto makaronat e ziera e të kulluara mirë. Përziji mirë ato.

Hapi 1

Pastaj shtojmë domatet e thata, qepë, spinaqin dhe kërpudhat apo artiqokën e prerë. Shtojmë edhe djathin feta e përzije sallatën mirë dhe servo.

Servoje pasta sallatën me spinaq pjatë kryesore apo edhe si paragjellë apo pjatë shoqnuese në çfarëdo mbledhie, veçanarisht kur organizon ditëlindjet, festat e ahengjet familjare.

Poashtu, meqë është sallatë e ftohtë, mundesh me përgatitë ma shumë e pastaj me e rujtë pjesën e mbetun në frigorifer./KULTPLUS

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika