Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në fshatin Leshan të Pejës, të martën e 24 tetorit.
Në këtë aksident raportohet se janë përfshirë dy automjete, njëra prej të cilave thuhet se është e KFOR-it.
Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Në ora 15:18 policia ka marrë informatën për një aksident trafiku në fshatin Leshan të Pejës. Në këtë aksident janë të involvuara dy automjete”, ka thënë Gashi.
Por gjendjen e personave të aksidentuar, Gashi thotë se ende nuk ka informacione.
Po ashtu, ai nuk konfirmon se njëra nga veturat i përket KFOR-it.