Në Banjskë të Zveçanit dikur flitej e jetohej shqip

Fshati Banjskë i Zveçanit dhe historiku i tij për publikun janë bërë të njohura vetëm pas sulmit terrorist të 24 shtatorit. Për mitrovicasit mbi moshën 50 vjeçare ky fshat, dikur ka qenë atraksion turistik ku i kanë kaluar pushimet verore. Në qendër të fshatit ende ekziston objekti i ish-hotel Trepçës madje edhe me mbishkrime e shkronja shqip, i cili ende qëndron në hyrje të restaurantit

Dikur jetohej e flitej shqip mu këtu në qendër të Banjskës, përkundër që aktualiteti mundohet ta dëshmojë të kundërtën.

Në qendër të fshatit piktoresk, gjenden gërmadhat e një objekti i cili dikur gumëzhinte nga gjallëria.

Edhe ky mbishkrim e dëshmon këtë fakt. Restauranti më vonë ishte kthyer në qendër tregtare, me mbishkrime në gjuhën shqipe, madje edhe me “Mitrovica e Titos” mbi të.

Në terrasën e këtij restauranti me këmbët e lagura nga banja termale, dikur e shijonte diellin Ubejd Gashi. Qe 30 vite nuk ka qenë në këtë vend, ndjenjat i ka të përziera, melankoli për shkak të prindërve e nostalgji për kohën me ta.

“Baba punonte ende por vinte pasdite, vinte ose bunte ndonjë natë deri në mëngjes. Edhe e mbajë në mend aty në restaurant shkuam me nënën sigurisht me pi kafe edhe mua më morën me ta shkova u ulën në tavolinë. Edhe ajo ishte një nostalgji e madhe, edhe e gjeta pamjen mu ashtu qysh e kam pasur atëherë, edhe mu duk shumë interesant, nostalgji sigurisht”, thotë Ubejd Gashi, Banor i Mitrovicës.

Ubejdi vinte edhe këtu në banjën termale, sot e kontrolluar nga të tjetër.

Rrëfimi i tij mund të tingëllojë i largët dhe për dikë pak i besueshëm, por fotografitë nuk gënjejnë.

Këta burra shqiptarë janë të gjithë nga Mitrovica, ndërsa fotoja daton nga viti 1960. Vendi ku është realizuar është pikërisht këtu në murin e manastirit të Banjskës, monument që u rikthye në vëmendje të publikut vetëm pas sulmit terrorist më 24 shtator.

Dikur rrugëtimin përmes këtij fshati për në Novi Pazar, Nexhmendin Spahiut ia kishte rrëfyer gjyshi i tij. Bashkë me luftëtarë tjerë nga rajoni i Drenicës në vitin 1943 ata po niseshin që t’i bëjnë ballë sulmit të qetave çetnike dhe partizane ndaj shqiptarëve në Novi Pazarit.

“Ka bujt (fjetur) në Banjskë dhe këtu e kanë falur namazin në xhaminë e Basnjskës edhe ka vazhdu për në Novi Pazar. Të njëjtën gjë e ka bërë edhe në kthim nga Novi Pazari. Ka bujt (ka fjetur) këtu në këtë fshat”, ka thënë Nexhmedin Spahiu, Profesor.

Mbi muret ku sot qëndron ky manastir ortodoks dikur ngrihej shtati i një xhamie, e cila është tretur në kohë, sidomos pas viteve 50 atëherë kur nisën masat e dhunshme ndaj banorëve lokalë.

“Vet themelet e xhamisë që mund t’i shihni këtu e tregojnë këtë prezencë. Më vonë mund t’i shohim edhe varrezat e muslimanëve që e tregojnë prezencën por edhe në Stamboll kur kam qenë, në shoqatën e mitrovicalive të Stambollit kam takuar njerëz të cilët janë shpërngulur pikërisht nga ky fshat për në Stanboll”, ka thënë Nexhmedin Spahiu, Profesor

Pos shtetëzimit e më pas uzurpimit të pronave xhamia në kodër ishte shkatërruar, ishte bartur më poshtë e pas luftës së dytë botërore ishte bërë rrafsh me tokë.

Aty dikur imam ishte Mehmet Aliu, i njohur si Hoxhë Banjska. Në varrezat e fshatit ende janë ato që njihen si varrezat e myslimanëve, por të cilat është vështirë të identifikohen.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika