Fakte për përfshirjen e shtetit serb në sulmin terrorirst në Banjskë të Zvecanit, Policia e Kosovës ka ekspozuar me bollëk.
Për hetimin e mëtutjeshëm të këtij rasti po merret Prokuroria Speciale e vendit.
Por, sipas një konsensusi të përbashkët mes pozitës e opozitës hetimi duhet të bëhet edhe ndërkombëtarisht.
Mirëpo, kjo gjë sipas njohësve të rrethanve politike e juridike do të mund të ndodhte nëse do të krijohej një tribunal special pikërisht për Banjskën.
Çka sipas profesorit të marrëdhenjeve ndëkombëtare, Dorajet Imeri nuk po i konvenon ndërkombërarëve sepse do të vonohej procesi i dialogut.
“Edhe në të armdhën nuk do të ketë dicka të tillë për shkakun se do të konsumoj shumë kohë dhe bashkësia ndërkombëtare mesa po e vërej është e interesuar të finalizoj marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë në mënyrë që të shmang cdo tension të mëtejmë”, ka thënë Dorajet Imeri, profesor universitar.
Se Kosova ka kapcitet të mjaftueshëm për të hetuar vet këtë rast thotë ish zëvendësministri punëve të brendshme, Valdet Hoxha. Sipas tij, ndërkombëtar duhet vetëm të bëjn presion më të madh që Serbia t’i dorëzoj terroristët.
“Republika e Kosovës ka kapacitete të mjaftueshme për të kryer një hetim të plotë dhe të saktë dhe natyrisht për ta validu me sukses do të duhej mbështetja ndëkombëtare që unë po besoj që nuk duhet të mungoj. Kërkesa për një hetim ndërkombëtar ndoshta është në vazhdën e krijimit të një besimi edhe të shteteve skeptike për shkak të mosbashkëpunimit të Serbisë me Kosovës por kujtoj që ky bashkëpunim me një presion ndëkombëtar do duhej që të ndodhte”, ka thënë Valdet Hoxha, avokat.
Kuvendi i Republikës së Kosovës ka votuar një rezulutë që ka dënuar ashpër sulmin terrorist në Banjskë dhe një ndër pikat e kësaj rezulute ka qenë edhe fillimi i një hetimi ndëkombëtar.