Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim që të shtojë numrin e ushtarëve të Maqedonisë në operacionin e KFOR-it në Kosovë.
Me këtë vendim në këtë operacion do të dërgohen edhe 35 persona shtesë.
“Vendimi është sjell në bazë të rekomandimeve të përfaqësuesve të lartë të NATO-s dhe përfundimet janë sjell në mbledhjen e komandantëve e gjeneralshtabeve të vendeve anëtare të iniciativës për bashkëpunim në mbrojtje, me qëllim të rritjes së sigurisë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Në njoftim thuhet se për pjesëmarrje në operacionin e NATO-s Maqedonia do të dërgojë 70 përfaqësues të Armatës për 6 muaj, duke llogaritur nga nëntori i këtij viti deri në maj të 2024.
Me këtë vendim, numri i përgjithshëm i pjesëmarrësve në operacionin e KFOR-it në Kosovë do të arrijë në 101 pjesëmarrës të Armatës së Maqedonisë së Veriut.