Në aksidentin e mbrëmshëm në Leshan të Pejës ka vdekur një ushtar italian i KFOR-it.
Ministri i Mbrojtes i Italisë, Guido Crosetto, ka bërë të ditur se ushtari i KFOR-it që humbi jetën në aksidentin e djeshëm në Leshan të Pejës, është Claudio Cadeddu.
“Me dhimbje të madhe shpreh ngushëllimet e mia për gruan, vajzën dhe familjen e Claudio Cadeddu, shërbëtorit të Italisë në ushtrinë italiane, viktimë e një aksidenti tragjik rrugor në Kosovë. Mirupafshim Caudio”, ka shkruar ministri Cadeddu në platformën “X”.
Con enorme sofferenza, esprimo la mia vicinanza e vorrei stringere in un ideale abbraccio la moglie, la figlia ed i familiari di Claudio Cadeddu, servitore dell’Italia nell’Esercito Italiano, vittima di un tragico incidente stradale in Kosovo.
Addio Claudio.— Guido Crosetto (@GuidoCrosetto) October 24, 2023
Misionit i NATO-s në Kosovë, KFOR, përmes një njoftimi ka konfirmuar mbrëmë se viktima e aksidentit në rrugën Prishtinë – Pejë është një ushtar italian.
KFOR-i ka njoftuar se fillimisht ushtari në gjendje të rëndë është transportuar me helikopter drejt Spitalit Amerikan në Prishtinë, ndërsa rreth orës 16:50 i njëjti ka ndërruar jetë.
Lexo dhe: Vdes ushtari i KFOR-it në aksidentin në Leshan të Pejës
“Në makinën e përfshirë në aksident ndodhej edhe një ushtar tjetër, i cili me ambulancë u transportua në spital me një gjendje më të qëndrueshme në “Cam Villago Italia” dhe më pas u dërgua në spitalin ushtarak në Camp Film City për kontrolle të mëtejshme”, thuhet në njoftim.