Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh ka dhënë detaje për aksidentin e mbrëmshëm në rrugën Pejë-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Leshan të Pejës.
Policia ka njoftuar se si pasojë e aksidentit kanë pësuar lëndime trupore tre persona një mashkull dhe një femër shtetas te huaj, si dhe një mashkull kosovar.
“Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekesor dhe më pas është konfirmuar se i lënduari mashkull-shtetas i huaj ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e Policisë.
Tutje Policia ka njoftuar se i dyshuari per shkaktim te aksidentit ka pranuar ndihmë mjekësore, dhe ndaj tij është caktuar masa e arrestit per 48 orë nga prokurori kujdestar.
“Pejë 24.10.2023 – 15:20. Në rrugën Pejë-Prishtinë ka ndodhur aksident trafiku me fatalitet në të cilin kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona një mashkull dhe një femër shtetas te hua, si dhe një mashkull kosovar. Te lenduarit jane derguar per tretman mjekesor dhe më pas është konfirmuar se i lënduari mashkull-shtetas I huaj ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore. I dyshuari per shkaktim te aksidentit ka pranuar ndihme mjeksore, dhe ndaj tij eshte caktuar masa e arrestit per 48 ore nga prokurori kujdestar”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.