Luan Jaha flet për premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë” në Prishtinë

Aktori Luan Jaha, ka ndarë momente nga premiera e filmit “Në kuadër të dashurisë” në Prishtinë. Aktori është shprehur i befasuar dhe i mahnitur nga pritja e publikut

Aktori Luan Jaha

Aktori Luan Jaha, në “Reload” në RTV Dukagjini, është shprehur i befasuar me premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë” në Prishtinë.

“Nuk më ka ndodhur kurrë”, ka thënë Jaha, derisa ka shtuar se një ndër protagonsitët e filmit Luiz Ejlli është mahnitur me pritjen e publikut.

Aktori ka thënë se kur e kanë ftuar të jetë pjesë e filmit fillimisht ka hezituar por vajza e tij, Hana i ka thënë ta pronojë ftesën. Ai ka thënë tutje se nuk është pishman për këtë.

“Jam kënaq, e kam shijuar shumë”, ka shtuar aktori.

Luan Jaha ka theksuar se nuk është hera e parë që ka marrë pjesë në një film në Shqipëri, por në këtë të fundit, “Në kuadër të dashurisë”, prezenca e Olta Gixharit dhe Luiz Ejllit e ka ndryshuar situatën, sa i përket popullaritetit.

Shija e redaktorit

Panairi i Librit në Tiranë – Dukagjini me zbritje ditore...

Panairi i Librit ka hapur dyert në Tiranë, duke sjellë për lexuesit shqiptarë botime dhe oferta që e bëjnë këtë vit të veçantë. Në stendën...

Trump emëron senatorin Marco Rubio për postin e sekretarit të...

Presidenti i zgjedhur Donald Trump njoftoi të mërkurën se ka emëruar senatorin republikan Marco Rubio për postin e sekretarit të Shtetit, në administratën e...

FSK-ja sot organizon Ditën e Vizitorëve, pjesëmarrëse edhe Osmani

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), këtë të martë, 12 nëntor, organizon Ditën e Vizitorëve, ku aty pritet të marrë pjesë edhe presidentja Vjosa...

Të fundit nga rubrika