IKSHPK: Simptomat e lijës së majmunëve mund të zgjasin dy deri në katër javë

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, lija e majmunëve është sëmundje zoonotike virale që shfaqet kryesisht në zonat tropikale të pyjeve të Afrikës Qendrore dhe Perëndimore dhe herë pas here eksportohet në rajone të tjera, e që shfaqet klinikisht me ethe, skuqje dhe ënjtje të nyjeve limfatike dhe mund të çojë në një sërë komplikimesh mjekësore

Autoritetet shëndetësore evropiane dhe amerikane kanë identifikuar një sërë rastesh të lisë së majmunëve ditëve të fundit, kryesisht te meshkujt e rinj.

Është një shpërthim befasues i një sëmundjeje që rrallë shfaqet jashtë Afrikës.

Zyrtarët shëndetësorë në mbarë botën po monitorojnë gjendjen pasi për herë të parë, sëmundja duket se po përhapet mes njerëzve që nuk kanë udhëtuar në Afrikë. Megjithatë, ata theksojnë se rreziku për popullatën e përgjithshme është i ulët.

Organizata Botërore e Shëndetësisë(OBSh) ka njoftuar se deri më tani janë konfirmuar rreth 80 raste të lisë së majmunëve në 12 vende, ndërsa 50 raste të tjera të dyshimta janë duke u hetuar.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës(IKSHPK), ka dhënë disa informacione për lijën e majmunëve, duke thënë se ky virus transmetohet nga një person te tjetri nëpërmjet kontaktit të ngushtë me lezione, lëngje trupore, pika të frymëmarrjes dhe materiale të kontaminuara si shtrati.

Përmes një postimi në Facebook, IKSHPK ka treguar se lija e majmunëve zakonisht shfaqet klinikisht me ethe, skuqje dhe ënjtje të nyjeve limfatike, dhe mund të çojë në një sërë komplikimesh mjekësore.

“Lija e majmunëve është zakonisht sëmundje me simptoma të kufizuara që zgjasin nga 2 deri në 4 javë. Mund të ndodhin raste të rënda. Kohët e fundit, raporti i fatalitetit të rasteve ka qenë rreth 3-6%”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Sipas njoftimit, paraqitja klinike e lisë së majmunëve i ngjan asaj të lisë, një infeksion i lidhur me ortopoksvirusin i cili u shpall i çrrënjosur në mbarë botën në vitin 1980. Lija e majmunëve është më pak ngjitëse se lija dhe shkakton sëmundje më pak të rënda.

Ndryshe, Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se çdo vit ka mijëra infeksione të lisë së majmunëve në rreth një duzinë vendesh afrikane. Shumica janë në Kongo, e cila raporton rreth 6 mijë raste në vit, dhe Nigeri, me rreth 3 mijë raste në vit.

Ekspertët thonë se sistemet e monitorimit të shëndetshëm nënkuptojnë se shumë njerëz të infektuar mund të mungojnë.

Raste të izoluara të lisë së majmunëve janë vërejtur herë pas here jashtë Afrikës, duke përfshirë në ShBA dhe Britani.

Rastet zakonisht lidhen me udhëtimin në Afrikë ose kontaktin me kafshë nga zonat ku sëmundja është më e zakonshme.

Në vitin 2003, 47 persona në gjashtë shtete të SHBA kishin raste të konfirmuara ose të mundshme. Ata e kapën virusin nga qentë dhe kafshët shtëpiake që ishin vendosur pranë gjitarëve të vegjël të importuar nga Gana.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika