Bastiset shtëpia e Vladimir Toliqit – i plagosur gjatë sulmit në Banjskë

Një nga bastisjet në veri ishte pikërisht në shtëpinë e cila është në pronësi të Vladimir Toliqit - i plagosur gjatë sulmit terrorist në Banjskë, njëkohësisht i arrestuar

Policia e Kosovës po vazhdon bastisjet në veri. Të njëjtat lidhen me sulmin terrorist të 24 shtatorit, në Banjskë.

Një nga bastisjet ishte pikërisht në shtëpinë e cila është në pronësi të Vladimir Toliqit.

Ky i fundit mbet i plagosur gjatë sulmit terrorist dhe i njëjti është aktualisht në paraburgim.

Ekipi i RTV Dukagjinit, që po qëndron atje, ka siguruar pamje nga bastisjet.

No description available.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani, ka thënë për Portalin Dukagjini se deri më tani nuk ka ndonjë të arrestuar.

“Jemi duke zhvilluar disa bastisje në veri të Mitrovicës lidhur me rastin Banjska dhe deri në këtë moment nuk ka të arrestuar”, ka thënë Elshani.

Bastisjet po zhvillohen që disa ditë pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku ishte vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Si kundërpërgjigje policia i kishte vrarë tre terroristë. Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë kryekrimineli Millan Radojçiq, i cili gjendet në Serbi i lirë.

Grupi terrorist kishte lënë prapa armatime të rënda, automjete, uniforma e shumë pajisje të tjera ushtarake me prejardhje nga Serbia.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika