Pjesëmarrja e saj në edicionin e dytë të Big Brother VIP Kosova e ka bërë Edona James një emër edhe më të njohur në vendin tonë.
Edhe interesimi për jetën e saj private është i madh, e Edona nuk ka hezituar që të tregoi me detaje edhe për ndërrimin e gjinisë.
Edona ndërkohë ka folur shumë më pak për babanë e saj, të cilin nuk e ka takuar prej vitesh.
Në një intervistë ekskluzive me shkrim për RTV Dukagjinin, vjen Babai i Edona James. Kjo e fundit është bërë banore e shtëpisë së famshme të Big Brother VIP Kosova II.
Babai i Edona James ka deklaruar se dëshiron të takohet me të, por jo gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme të Big Brother VIP Kosova II.
“Edona unë pas Big Brotherit kom qef me u taku”, është shprehur babai i Edona James.
Ndërsa se kur ka qenë takimi për herë të fundit, Babai i Edona James ka theksuar se i ka 23 vite që nuk është takuar me të.
Kjo intervistë ekskluzive është realizuar nga gazetari Endrit Rahimi, për emisionin “Rreth e Rrotull”.
Tutje, për ndryshimin e gjinisë nga Edona, babai i saj është shprehur se fillimisht është ndjerë “keq se prej djalit me u ba gjini tjetër është zor për prindërit” por prapë se prapë, ai tha se e ka lënë të vendosë atë për jetën e saj.
Ndërsa për kontaktin e fundit, sipas Babit të Edona James, është rreth para dy jave, që sipas tij Edona e ka kontaktuar në mesengjer për nxjerrjen e një pasaporte.
Ndryshe, Edona James është transgjinorja e parë si banore në Big Brother VIP Kosova II.
Edona ndërkohë, gjatë Prime të së hënës ka rrëfyer historinë e jetës së saj dhe ndërrimit të gjinisë që erdhi me plot sfida e paragjykime.