Policia e Kosovës ka ndaluar veturën kombi me targa vendore, ku drejtues ishte personi i dyshuar me inicialet T. A.
“Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur të ngarkuara 22 dele pa dokumentacion të nevojshëm, ku dyshohet se disa prej tyre janë të kontrabanduara nga territori i Serbisë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Me autorizim të prokurorit kompetent, rasti procedohet në procedurë të rregullt, delet dhe mjeti sekuestrohen, ndërsa në koordinim me Doganën e Kosovës dhe Agjencionin e Ushqimit dhe Veterinës (AUV) po ndërmerren veprimet e mëtejme.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e të gjitha dukurive negative dhe të paligjshme në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.