Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti njëherësh deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka ironizuar me partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje pas deklaratave të fundit për “dialogun me Serbinë dhe propozimit për Asociacion të Komunave me Shumicë Serbe”.
Përmes një postimi në Facebook, ai me ironi është shprehur se “mediat po shpifin” dhe se kryeministri Kurti nuk e pranon “Zajednicën”.
“Kurrë Albini nuk e pranon ‘zajednicën’! Nuk është tradhëtar e i korruptuar, nuk i nënshtrohet asnjë presioni. Hahaha”, ka shkruar Hoti.