Pagat e minatorëve grevist tashmë janë ekzekutuar.
Ekipi i RTV Dukagjinit që po raporton në terren njofton se edhe pse u janë ekzekutuar pagat, minatorët kanë vendosur ta vazhdojnë grevën e urisë.
Kjo grevë e urisë ka filluar mbrëmë duke filluar nga ora 20:00.
Kërkesat kryesore të minatorëve që janë në grevë janë: përmirësimi i kushteve, dhënia e pagave me kohë dhe dorëheqja e kryeshefit.