Mariupol: Momentet kyçe në rrethimin e qytetit

Në qytetin port të rrethuar, ukrainasve u ishte ofruar largimi dhe kalim i sigurtnga Mariupoli nëse mbrojtësit e këtij qyteti dorëzojnë armët. Megjithatë, autoritetet e atjeshme kishin konsideruar se nuk është një opsion, duke marrë parasysh se rusët edhe më herët kanë pasur për objektiv civilët dhe refugjatët

Evakuimi i trupave ukrainase nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol, pas dy muajsh brenda, ishte pengesa më e fundit në përpjekjet e Ukrainës për ta mbrojtur qytetin port.

Qyteti i Mariupol-it, në juglindje të Ukrainës, është rrethuar që nga fillimi i marsit dhe tani është nën kontrollin e forcave të Kremlinit.

Kontrolli i Mariupolit do t’i jepte Rusisë një urë tokësore për në Krime dhe kontroll të plotë të Detit të Azov, duke ndërprerë tregtinë detare të Ukrainës. Kjo do t’i jepte një grusht shteti propagandistik Vladimir Putin.

Megjithatë, procesi i pushtimit të qytetit ka qenë i ngadalshëm dhe i përgjakshëm.

Më poshtë janë disa nga momentet kyçe që nga fillimi i këtij konflikti.

2 Mars: Fillon bllokada

Zjarret në Mariupol pas operacionit ushtarak rus, 3 mars 2022

Vetëm disa ditë pas pushtimit rus në Ukrainë, Mariupoli një qytet port me rreth 430,000 banorë, u gjend i rrethuar. Që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, Mariupol ishte nën granatimet e pamëshirshme.

Deri më 2 mars, trupat ruse ishin disa kilometra larg qytetit nga të gjitha anët, ka thënë nënkryetari i bashkisë, Serhiy Orlov, për BBC. Pas 15 orësh bombardimesh të vazhdueshme, Mariupol ishte tashmë “afër një katastrofe humanitare”, kishte thënë ai.

Sulmet në infrastrukturë kishin ndërprerë furnizimin me ujë dhe energji elektrike në disa pjesë të qytetit. Fotot satelitore treguan se shtëpitë dhe ndërtesat e civilëve ishin shkatërruar. Një lagje banimi me popullsi të dendur ishte “pothuajse e shkatërruar plotësisht”, kishe theksuar nënkryetari i bashkisë.

Rrethimet, një taktikë e lashtë e luftës, ishin tashmë një tipar konsistent i këtij konflikti të shekullit të 21-të. Në këtë pikë, ushtria ruse kishte rrethuar, gjithashtu, qytetin e dytë më të madh të vendit, Kharkivin dhe qytetin e Khersonit.

Dhe në javët në vazhdim, forcat pushtuese do të rrethonin Mariupolin gjithnjë e më afër.

9 mars: Goditja e spitalit të lindjes
Shkatërrimi i spitalit në Mariupol, 9 mars 2022

Ishte një pamje që tronditi botën.

Raportet fillestare thanë se tre persona, përfshirë një fëmijë, ishin vrarë. Më vonë, një grua e fotografuar pas sulmit në një barelë vdiq së bashku me foshnjën e saj.

Të paktën 16 të tjerë, përfshirë stafin dhe pacientët, u plagosën, sipas zyrtarëve lokalë.

Pas sulmit kishte një neveri të gjerë. Presidenti Volodymyr Zelensky e përshkroi atë si një krim lufte “Çfarë lloj vendi është Rusia, që ka frikë nga spitalet dhe maternitetet dhe i shkatërron ato?” pyeti ai.

Imazhi i Marianna Vyshemirsky, shtatzënë, me fytyrën e saj të lyer me gjak, teksa kapërceu rrënojat poshtë shkallëve, u shpërnda gjithashtu gjerësisht. Ambasada ruse në MB postoi një teori konspirative në Twitter, se zonja Vyshemirsky ishte një aktore dhe pasojat e sulmit ishin inskenuar. Por, ekipi i dezinformimit të BBC-së gjeti prova që kundërshtonin këto pretendime të pabaza dhe përfundimisht foli me vetë zonjën Vyshemirsky, pasi ajo kishte lindur një vajzë.

Marianna Vyshemirsky e plagosur zbret në katin e poshtëm në një maternitet të dëmtuar nga granatimet në Mariupol

14 Mars: Evakuimi i parë dhe raportimet për varrezat masive

Varret e njerëzve të vrarë nga granatimet në Mariupol

Sipas këshillit të qytetit, nga mesi i marsit, numri i të vdekurve civilë të Mariupolit i kaloi 2,100. Por, granatimet e rënda ruse kishin penguar çdo evakuim masiv.

Më 14 mars, u ra dakord për një korridor humanitar me Rusinë, dhe një kolonë prej të paktën 160 makinash private arriti të largohej nga Mariupoli. Nga mesi i pasdites së 15 marsit, 2000 makina ishin larguar.

Por, shumë të tjerë nuk kishin arritur ende të largoheshin. Dhe kështu BBC, raportoi se varrezat e improvizuara tani po gërmoheshin në qytet.

Nënkryetari i bashkisë nuk ishte në gjendje të përcaktojë sasinë e numrit të trupave të varrosur në këtë mënyrë. Por, ai i tha BBC-së se kishte 67 vetëm në një vend.

“Ne nuk mund t’i varrosim viktimat në varre private, pasi ato janë jashtë qytetit dhe perimetri kontrollohet nga trupat ruse,” kishte thënë Serhiy Orlov. “Disa nuk mund t’i identifikojmë, por disa kishin dokumente.”

Kishte raportime për varreza masive, gjithashtu, në qytetin e Bucha dhe në qytetin e Chernihiv, të dyja në veri të Ukrainës. Më vonë, një firmë satelitore amerikane tha se kishte identifikuar një vendvarrimi masiv që përmban rreth 200 varre pranë një fshati të quajtur Manhush, rreth 20 km (12 milje) në perëndim të Mariupolit.

Për ukrainasit e gjithë kjo ngjalli kujtime të Luftës së Dytë Botërore, kur hebrenjtë dhe partizanët sovjetikë u vranë nga nazistët, dhe Holodomor në fillim të viteve 1930, pasi Stalini i detyroi fshatarët e Ukrainës në ferma kolektive dhe sekuestroi gjithë drithin dhe bagëtinë e tyre.

16 mars: Bombardohet teatri

16 mars: Bombardohet teatri

18 Mars: Rusia kishte thënë se forcat e saj kishin hyrë në qendër të Mariupolit.

Ndërsa, Kryebashkiaku Vadym Boichenko kishte thënë se luftimet në qytet ishin “me të vërtetë aktive”.

19 Mars: Dëbime të detyruara

Pastaj, erdhi akuza se Rusia kishte zhvendosur me forcë qindra civilë nga Mariupol. Më 24 mars, autoritetet e Mariupolit e përditësuan shifrën në 15,000.

Deri më 27 mars, Rusia po strehonte rreth 5,000 në një kamp të përkohshëm në Bezimenne, në lindje të Mariupolit, të parë në imazhet satelitore.

Në pjesë të Mariupolit tani nën kontrollin rus, raportet sugjeruan se civilët – pa çasje në ushqim, ujë dhe ilaçe – nuk kishin zgjidhje tjetër veçse të largoheshin drejt zonave të kontrolluara nga Rusia.

Disa zyrtarë ukrainas i përshkruan veprimet e Rusisë si “deportime” në të ashtuquajturat kampe filtrimi. Një palë ndërluftuese që deporton civilë në territorin e saj është një abuzim i njohur ndërkombëtarisht i të drejtave të njeriut.

Me kalimin e kohës, dolën llogari për kushtet brenda këtyre objekteve. Një çift përshkroi se si ata u çuan në një qendër refugjatësh që ishte “si një kamp i vërtetë përqendrimi”, në të cilin telefonat e tyre u kontrolluan dhe të moshuarit flinin në korridore pa dyshekë apo batanije.

 

Sulmi i fabrikës së çelikut

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika