Rihanna thuhet se ka planifikuar fshehurazi një turne rikthimi prej 36.7 milionë eurosh, pas pauzë së saj pesëvjeçare nga industria e muzikës.
Është raportuar se ylli i R&B ka planifikuar një turne botëror për 2024/2025, pasi ka arritur një marrëveshje marramendëse me Live Nation.
Krahas turneut të saj, këngëtarja 35-vjeçare thuhet se ka edhe dy albume me materiale të reja për t’i publikuar, për të cilat, ka punuar.
Një burim i tha Mirror “Rihanna po planifikon në heshtje një turne rikthimi pas nënshkrimit me Live Nation”.
Sipas burimeve, ata kanë hartuar një plan që ekipi i saj krijues të punojë në një turne botëror në Los Angeles, ndërsa ajo rrit dy fëmijët e saj.
Rihanna thuhet se do të nënshkruajë turneun sapo të jetë gati të kthehet në punë.
Lajmi vjen dy muaj pasi solli në jetë djalin e saj të dytë, Riot Rose Mayers.