Kuvendi i Kosovës të enjten e 26 tetorit do të mbajë dy seanca.
Njëra nga to është e jashtëzakonshme ku pritet të mbahet debat parlamentar në lidhje me nevojën për ngritjen e koeficientit të pagave.
Seanca e parë do të fillojë në ora 10:00 ku do të jetë vazhdimi i seancës me pikat e papërfunduara të seancave të kaluara, ndërsa seanca e jashtëzakonshme në ora 12:00.
Rendi i ditës për vazhdimin e seancës plenare
- Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti për shkarkimin e kryesueses dhe anëtarët e Bordit të Komisionit për Pavarur për Miniera dhe Minerale,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-125 për Pronën Publike,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-168 për Prokurorinë Speciale,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-188 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/-L-187 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr.08/L-032 të Procedurës Penale,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-194 për Sistemin Qendror të Evidencës Penale të Kosovë,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-245 për artin dhe kulturën,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-241 për vlerësimin strategjik mjedisor,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-242 për performancën energjetike të ndërtesave,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-246 për administrimin e ndërtesave dhe lagjeve të banimit në bashkëpronësi,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-240 për Agjencinë e Regjistrimit Civil.