Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se kanë filluar punimet në rrugën e re e cila do ta lidhë Lakrishten me Fushë–Kosovën, përmes nënkalimit në rrethrrotullimin e Lakrishtes.
Sipas Ramës, me krijimin e kësaj rruge do të shkarkohet komunikacioni në rrugët “ Tirana” dhe “Bill Klinton”.
“Reduktim i kolonave përmes krijimit të rrugës së re. Filluam punimet në krijimin e rrugës së re e cila do të lidhë Lakrishten me Fushë Kosovën përmes nënkalimit në rrethrrotullimin e Lakrishtes. Krijimi i saj do të shkarkojë komunikacionin në rrugët “Tirana” dhe “Bill Klinton””, ka shkruar Rama në rrjetin social “Facebook”.