Në vazhdimin e seancës që po mbahet të enjten në Kuvendin e Kosovës janë votuar pesë projektligje.
Opozita nuk ka marrë pjesë në votim për këto projektligje.
Në këtë seancë u votuan Projektligji për Prokurorinë Speciale, Projektligji për Pronën Publike, Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ai për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale si dhe Projektligji për Sistemin Qendror të Evidencës Penale të Kosovës.
Po ashtu në këtë seancë pozita me 62 vota pa përkrahjen e deputetëve të opozitës e ka shkarkuar Bordin e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.