Shumica e deputetëve të LVV-së e bojkotojnë seancën lidhur me nevojën për ngritjen e koeficientit të pagave

Disa nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, partisë në pushtet, e kanë bojkotuar seancën e jashtëzakonshme e thirrur nga opozita, që ka të bëjë me nevojën për ngritjen e koeficientit të pagave

Para se të merret fjala nga opozita për ta paraqitur çështjen që ka të bëjë me nevojën për ngritjen e koeficientit të pagave, disa nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, partisë në pushtet, e kanë bojkotuar seancën duke u larguar nga salla e Kuvendit të Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, në emër të deputetëve të nënshkruesve ka paraqitur çështjen që ka të bëjë me nevojën për ngritjen e koeficientit të pagave.

“Me të vërtetë është për keqardhje dhe jo vetëm, por tregon për një logjikë tepër të mbrapsht të grupit parlamentar të VV-së, të disa prej tyre, për shkak se jemi dakorduar dhe kemi folur për këtë temë dhe jemi munduar që ta gjejmë një konsensus por kjo nuk ndodhi”, tha ai.

Tahiri ka potencuar se Qeveria nuk ka arritur që as përmes politikave sociale as publike, financiare e investuese ta adresojë rritjen e inflacionit që raportohet deri në 20 për qind.

“Ky inflacion shoqërohet me rritje të lartë të çmimeve të të gjithë artikujve ushqimor bazik, kemi të bëjmë me një situatë alarmante të ngritjes së çmimeve”.

“Nuk kemi gjetur mbështetje dhe si rrjedhojë është rritur e përhapur varfëria sociale në vend”, shtoi ai.

Ligji i pagave sipas Tahirit është miratuar pa ndonjë referencë dhe vlerësim të tregut të punës dhe se si do të ndikojë i njëjti në ekonomitë familjare të të punësuarve në sektorin publik.

Ai thekson se ky ligj nuk arriti as në masë të vogël ta adresojë kërkesën e zyrtarëve publik.

“Është një katrahurë, parregullsi në të gjitha nivelet e menaxhimit. Pavarësisht faktit se Ligji i Pagave të marrë një epilog në Gjykatën Kushtetuese, konsiderojmë që është e një rëndësie të veçantë dhe primare që Qeveria para se ta sjellë buxhetin për vitin 2024, të zotohet në koeficientit”, thotë ai.

Shija e redaktorit

Ish Sekretari i OBI-së, Ekmeledin Ihsanoglu merr pjesë në Konferencën...

Ish Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunim Islamik(OBI), Akademiku dr. Ekmeledin Ihsanoğlu po qëndron enkas në Kosovë për të marrë pjesë në Konferencën...

Në garë me shtëpi botuese nga gjithë Evropa, “Dukagjini” fiton...

Botimi shkollor “Edukatë muzikorë 3” i shtëpisë botuese “Dukagjini” ka triumfuar në garën ‘‘Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim – EEPG, duke fituar çmimin...

“Respektohej nga Lindja e Mesme deri në ShBA” – Hoxhaj...

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe aktualisht deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vlerësuar lart rolin e ish-myftiut dhe ish-ambasadorit Rexhep Boja,...

Të fundit nga rubrika