“Bashkimi Evropian është i vendosur të rrisë presionin ndaj Kosovës dhe Serbisë për të normalizuar marrëdhëniet e tyre duke kërkuar nga liderët e tre vendeve anëtare, zyrtarët e lartë për të bërë një shtytje të madhe për të detyruar ata t’i lënë mënjanë mosmarrëveshjet e dekadave”.
Kështu shkruan agjencia e lajmeve “Associated Press”, pak para takimeve të ndara me liderët e Gjermanisë, Francës dhe Italisë.
AP shkruan se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të zhvillojnë takime veçmas me krerët e Francës, Gjermanisë dhe Italisë.
I pari që do të nis këto takime është kryeministri Albin Kurti. Kurti do të nis takimin me krerët evropianë rreth orës 14:00
“Takimet janë paraparë të nisin në orën 14:00. Së pari kryeministri Kurti takohet me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe emisarin Miroslav Lajçak, dhe liderët e Gjermanisë, Francës dhe Italisë”, ka thënë Peter Stano.
Ai ka bërë të ditur se pas Kurtit, rreth orës 14:30 do të nis takimi i presidentit serb Aleksandar Vuçiq me përfaqësuesit e BE-së dhe liderët gjermanë, francez e italianë.
Një ditë më parë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano u shpreh se këto takime janë mbështetje për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
“Presim që të dyja palët që të kthehen dhe t’i përmbushin obligimet e tyre pa vonesa si dhe të angazhohen për shtensionim. Nuk do të ketë takime të nivelit të lartë të dialogut, por vetëm takime individuale me liderë evropianë”, është shprehur Stano.