FC Ballkani, sot feston titullin e parë në histori të klubit, pas ndeshjes së fundit për këtë sezon në Superligë ndaj Gjilanit.
Disa lokalet në qytetin e Suharekës, sot nuk do të punojnë, ndërsa festa kryesore do të zhvillohet në ora 20:30.
Takimi FC Ballkani-FC Gjilani luhet më 22 maj (e diel) me fillim nga ora 15:00 në stadiumin e qytetit në Suharekë.
Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar gjyqtarët e xhiros së 21-të në Superligë, duke njoftuar se drejtimi i ndeshjes FC Ballkani-FC Gjilani i është besuar Bardh Ajetit me asistentët, Edmond Zeqiri dhe Visar Kelmendi. Ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Valon Abazi.