Jose Mourinho ka thënë se është kënaqësi që ta vizitojë Shqipërinë, me rastin e finales së ekipit të tij. Duke përmendur edhe arsyet se pse e konsideron si të tillë.
Trajneri i Romës ka thënë se, Shqipëria është një ndër të paktat vende të cilat karriera nuk e ka dërguar të luajë.
“Është një kënaqësi e dyfishtë sepse luaj në finale dhe sepse shkojë për herë të parë në një nga të paktat vende në Evropë që nuk kam luajtur kurrë”, ka thënë Jose Mourinho, trajneri i Romës, gjersa ka shtuar se në Tiranë e pret edhe një mik i tij.
“Mendoj që vendet si Shqipëria e meritojnë të luajnë në finale”, ka shtuar ai.
Në sezonin 2014/15, këto dy klube u takuan në fazën e 1/16 të Ligës së Evropës.
Roma kishte më shumë sukses, duke eliminuar rivalët, 2-3 në total. Ndeshja e parë, ajo në Olimpico përfundoi 1-1, por italianët arritën të mposhtin Feyenoord në De Kuip, 1-2, dhe fituan biletën për në fazën tjetër.
Në Tiranë do të zhvillohet finalja e Europa Conference League ndërmjet AS Roma dhe Feyenoord.
Stadiumi Air Albania, struktura e ndërtuar së fundmi në kryeqytetin e këtij vendi, do të presë fuqinë italiane dhe holandeze, të cilët do të ndeshen në kërkim të lavdisë dhe padyshim suksesit më të madh për këto dy skuadra në dy dekadat e fundit.