Një shtëpi në Gjakovë është përfshirë nga zjarri dhe është lënduar një person, i cili si pasojë e plagëve të marra ka vdekur.
Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh ka njoftuar se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Ky rast është nën hetime.
“Gjakovë / 26.10.2023 – 23:30. Raportohet se në rrethana të panjohura në zjarr është përfshirë një shtëpi, ku si pasojë e zjarrit lëndime ka pësuar viktima mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.