Prokurorja tërhiqet nga ndjekja penale, refuzohet aktakuza ndaj Ramë Manajt se nuk deklaroi saktë pasurinë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar aktakuzën ndaj Ramë Manajt i akuzuar se nuk kishte deklaruar saktë pasurinë në cilësi të Këshilltarit Politik në Zyrën e Kryeministrit

Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar aktakuzën ndaj Ramë Manaj i akuzuar se nuk kishte deklaruar saktë pasurinë në cilësi të Këshilltarit Politik në Zyrën e Kryeministrit.

Pasi që prokurorja e shtetit, Elza Bajrami është tërhequr nga ndjekja penale ndaj Manajt, gjykatësja e rastit, Anita Krasniqi-Prenaj ka refuzuar aktakuzën ndaj tij, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Prokurorja Bajrami ka deklaruar se pas analizimit të të gjitha provave, pas dëgjimit të dëshmitarëve të propozuar nga ana e të akuzuarit, pas administrimit të provave materiale dhe mbrojtjes së të pandehurit prokuroria ka ardhur në përfundim që në këtë rast duhet të tërhiqet nga ndjekja penale për shkak se nuk është arritur të vërtetohet dashja e të akuzuarit.

“Duke qenë se vepra penale nga paragrafi 2 dmth neni 430 par 2 kryhet në çdo rast kur ekziston qëllimi i të akuzuarit për të kryer këtë vepër penale pra për të mos raportuar pasurinë në këtë rast ne nuk kemi arritur të vërtetojmë një qëllim të tillë për shkak se pasuria është përfituar në mënyrë të ligjshme”, ka thënë prokurorja Bajrami.

Ndërkaq, mbrojtësi i të akuzuarit Manaj, avokati Haxhi Dërguti ka falënderuar për profesionalizëm gjykatësen dhe prokuroren për përpjekjet e tyre për ta vërtetuar gjendjen faktike.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Ramë Manaj ngarkohet se në cilësinë e Këshilltarit Politik në Zyrën e Kryeministrit nuk e ka deklaruar saktë pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Ai ngarkohet se nuk ka deklaruar pjesën 1/8 që i ka takuar nga pasuria e paluajtshme, pronë private me sipërfaqe 1221 m2 në bashkëposedim.

Ramë Manaj ishte emëruar më 2020 Këshilltar Politik në kabinetin e Avdullah Hotit. Më herët kishte mbajtur pozitën e drejtorit të Arkivit të Kosovës derisa më 2008 ishte emëruar Zëvendëskryeministër në Qeverinë PDK-LDK.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika