Nënës Zepë që iu vranë pesë familjarë nga forcat serbe i plotësohet amaneti për ndërtimin e kullës në Sllovi

"I kam pasur tri amanete, të botohet një libër, ajo u realizua, të më varrosin afër djemve e nipave të mi, dhe të ndërtohet kjo kullë", ka thënë Nëna Zepë që iu vranë pesë familjarë nga forcat serbe

Amaneti i saj pas humbjes së familjarëve në fshatin Sllovi të Lipjanit më 15 e 16 prill 1999 ishte ndërtimi i një kulle në nder të sakrificës së djemve dhe nipave të saj dhe gjithë martirëve të këtij fshati.

Kështu nis rrëfimi i Nënës Zepë e cila ka humbur 5 familjarë 24 vjet më parë nga regjimi serb.

Ajo ka rrëfyer mes lotësh se si forcat pushtuese të Serbisë ia kanë pushkatuar djemtë dhe nipat e saj.

Në mesin e tri amaneteve të saj ishte edhe ndërtimi i një kulle në nder të gjithë martirëve që kanë humbur jetën në këtë fshat.

“I kam pasur tri amanete, të botohet ni libër, ajo u realizua, të më varrosin afër djemve e nipave të mi, dhe të ndërtohet kjo kullë”, ka thënë Nëna Zepë.

E një iniciativë tashmë ka nisur për ndërtimin e kësaj kulle, tashmë është ndërtuar themeli dhe pritet të vazhdohet.

Më 15 e 16 prill 1999, në fshatin Sllovi të Lipjanit, forcat pushtuese të Serbisë vranë dhe masakruan 45 civilë të pafajashëm shqiptarë dhe plagosën shumë të tjerë.

Rrëfimin e plotë e gjeni më poshtë:

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika