AKK: E konsiderojmë të padrejtë vendimin për marrjen e pronave të shtatë komunave

AKK-ja e konsideron shqetësues vendimin për marrjen e pronave të shtatë komunave

Kryetari i AKK-së, Sazan Ibrahimi

Asociacioni i Komunave të Kosovës, e ka konsideruar shqetësuese vendimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili kishte kërkuar që të pezullohet çdo vendimmarrje që ka të bëjë me privatizimin dhe tjetërsimin e ndërmarrjeve shoqërore nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP).

Kryetari i këtij asociacioni, Sazan Ibrahimi, ka thënë se kryeministri Kurti po vepron me standarde të dyfishta.

Kjo sepse, sipas tij, i njëjti vendim nuk vlen edhe për komunat e pjesës veriore, ndryshe siç ishte në vendimin e ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj.

“Si asociacion  e konsiderojmë të padrejtë vendimin e qeverisë sa i përket marrjes së pronave. Shtatë komuna janë të prekura në mënyrë të drejtpërdrejtë, është një ndër absurdet e këtij vendimi që Hani i Elezit e ka përfituar këtë pronë edhe nga Gjykata Supreme, mirëpo ne jemi në dijeni që vendimi i ish-kryeministrit Haradinaj për t’ia dhënë pronat komunale komunave të Kosovës ka ndodhur edhe në komunat e pjesës veriore të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.

Kryetari i AKK-së, Sazan Ibrahimi

Ai, gjatë një interviste për EO, ka kërkuar që vendimi të rishqyrtohet dhe që komunat të trajtohen në mënyrë të barabartë.

“Bëjmë apel që këto vendime të rishqyrtohen, sepse me miliona euro komunat e Kosovës para të cilat janë marrë nga taksapaguesit kosovarë, janë investuar në objekte për interes publik. Dhe shpresojmë që një rishqyrtim i këtij vendimi të ndodhë sa më shpejt që është e mundur, në mënyrë që qytetarët t’i shohin investimet e komunave të cilat janë bërë në këto prona”, ka shtuar ai.

Ndryshe, gjatë fushatës zgjedhore, Kurti kishte thënë se synon të shuajë aktivitetin e AKP-së.

Më 25 mars, kryeministri Kurti kishte kërkuar nga AKP-ja të pezullojë shitjen e pronave të ndërmarrjeve shoqërore.

Këtë kërkesë ai e kishe bërë teksa bordi i kësaj agjencie po mbante mbledhje.

Procesi i privatizimit në Kosovë ka nisur në vitin 2003. Ky proces ka filluar nga Agjencia Kosovare e Mirëbesimit (AKM). Në vitin 2008 është pasuar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP).

Procesi i privatizimit ka përfunduar edhe në një Komision hetimor parlamentar, në pjesën e dytë të vitit të kaluar.

Ky komision ishte formuar me kërkesë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Për privatizimin e pronave të ndërmarrjeve publike, komisioni parlamentar hetimor kishte ftuar 21 dëshmitarë, përgjegjës të procesit të privatizimit.

Komisioni nuk ka përfunduar punën, pasi Kuvendi i Kosovës ishte shpërndarë më gjashtë janar. Shpërndarja e parlamentit pasoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, që kishte thënë se qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti ishte zgjedhur në mënyrë jokushtetuese.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika