Forcat izraelite të mbrojtjes, në një konferencë për shtyp thanë se ushtria është “e përgatitur në të gjitha frontet” për të ruajtur sigurinë e Izraelit dhe se do të zgjerojë operacionet e saj tokësore sonte.
“Përveç sulmeve të kryera në ditët e fundit, forcat tokësore po zgjerojnë operacionet e tyre sonte”, ka thënë admirali Daniel Hagari.
“IDF po vepron në të gjitha dimensionet”, raporton CNN.
Duke folur për spitalin “al Shifa”, për të cilin IDF ka pretenduar se po përdoret si selia e Hamasit, ai ka thënë: “Ne kemi ekspozuar sferën e nëndheshme”.
“Ne do të vazhdojmë të sulmojmë në Gaza dhe rrethinat e saj”, ka shtuar ai, duke u thënë qytetarëve se do të gjejnë “kushte më të mira” në jug të rajonit.
“Në frontin e brendshëm, ju bëj thirrje që të vazhdoni t’i përmbaheni udhëzimeve të komandës së frontit të shtëpisë”, ka thënë ai, duke shtuar se po punohet për të përmirësuar një aplikacion alarmi që përdoret nga qytetarët.
Ndryshe, gjithsej 310 ushtarë të IDF-së janë vrarë deri më tani dhe 229 persona janë marrë peng nga Hamasi, ka thënë ai.
Operational Update with IDF Spokesperson https://t.co/3DenBv8hnS
— Israel Defense Forces (@IDF) October 27, 2023