Derisa ne kemi parë skena të tmerrshme që dalin nga Gaza në orët e fundit pas bombardimeve intensive izraelite, mijëra njerëz janë mbledhur në të gjithë Turqinë kundër kësa ndërhyrje ushtarake.
Raportohet se protestat janë sporadike, derisa më e madhja thuhet se është përpara konsullatës izraelite në Stamboll.
Njerëzit kanë ardhur orët e fundit teksa po dëgjojnë lajmet. Ata po dalin në rrugë për të treguar solidaritetin e tyre, për të treguar zemërimin e tyre, për të shfryrë [mbi] atë që ata e quajnë zhgënjimin e tyre për mosveprimin jo vetëm të vendit të tyre, por të gjithë botës myslimane.
Protestuesit që po qëndrojnë jashtë konsullatës izraelite [po] brohorasin me parulla në favor të palestinezëve, në favor të Gazës, kundër Izraelit, dhe gjithashtu i kërkojnë qeverisë së tyre të bëjë më shumë. Raportohet se aty ka pasur fjalime të zjarrta nga drejtues të ndryshëm.
Edhe pse ka kaluar mesnata në Stamboll numri i njerëzve dhe brohoritjet e tyre vazhdojnë të rriten, raporton Al Jazeera, përcjell Dukagjini.
BREAKING:
The Israeli Consulate in Istanbul is being attacked with fireworks.
🇹🇷🇮🇱pic.twitter.com/Bmhsbi6fe8
— Visegrád 24 (@visegrad24) October 27, 2023