“Në mbështetje të popullit palestinez”, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist bën thirrje sot për marsh

FOTO:BBC

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka bërë thirrje për një marsh sot në sheshin “Zahir Pajaziti” duke thënë se qëllimi është si shenjë solidarizimi me “popullin palestinez dhe kundër luftës gjenocidale që po e kryen shteti i Izraelit”.

Përmes një eventi në Facebook, kjo organizatë ka thënë se “Ne qëndrojmë në solidaritet me popullin palestinez dhe çdo civil të pafajshëm izraelit”.

Tutje thuhet se “ndonëse kundërshtojmë politikat dhe krimet e Hamasit, ne nuk i bashkojmë zërat tanë me ata që në emër të barazimtarive janë duke u shndërruar në financues të gjenocidit ndaj Palestinës”.

Njëherësh kjo organizatë ka denoncuar qëndrimet zyrtare të shtetit të Kosovës si “pozicione pro-gjenocidale” duke kërkuar përgjegjësi dhe ndryshim të kursit politik shtetëror.

“Duke e njohur fuqinë transformuese të organizimit, solidaritetit dhe ligjërimit publik, ne thërrasim në mobilizim gjithëpopullor dhe pozicionim të drejtë, të shtunën dhe përherë!
Gjithmonë me popullin palestinez dhe të drejtën e tyre për liri, dekolonizim dhe jetë pa dhunë”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, tashmë, banorët e Gazës janë pa qasje në internet dhe në shërbime tjera telefonike, pas rritjes së shkallës së bombardimeve izraelite në mbrëmjen e së premtes.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika