Në mbrëmjen e së premtes, qindra njerëz protestuan në rrugët e qytetit të New York-ut për tu futur në fund në stacionin e trenit, Grand Central Terminal si solidarizim “me luftën në Gaza dhe pro popullit Palestinez”.
“Protestuesit kërkuan një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit kështu duke detyruar mbylljen e Grand Central Terminal, një nga qendrat kryesore të tranzitit të qytetit të New Yorkut”, tha Autoriteti Metropolitan i Transportit, shkruan Reuters.
“Terminali Grand Central është i mbyllur deri në njoftimin e mëtejshëm për shkak të një proteste,” tha MTA në faqen e saj të internetit, duke u kërkuar udhëtarëve që të përdorin stacione alternative dhe të planifikojnë për kohë shtesë udhëtimi.
Pamjet në mediat sociale treguan protestuesit që vraponin nga stacioni i trenit dhe në Midtown Manhattan, ku një turmë e madhe u arrestua nga zbatimi i ligjit.
Thousands of Jews protesting at New York City's Grand Central Station demanding a ceasefire in Gaza.
These Jews are refusing to allow a genocide to be carried out in their names.#starlinkforgaza #RiyadhSeason #CeaseFireInGaza #CeasefireNOW #CeasefireNOW #HamasMassacre #Israel pic.twitter.com/3Sf7FrUCgp
— Follow Back 🔙 (@DigitalEHacking) October 28, 2023
Grupi “Jewish Voice for Peace” i cili organizoi demonstratën, postoi një video në Instagram që tregonte policinë në stacion duke shoqëruar një varg të gjatë protestuesish, të cilët kishin veshur këmisha ku lexonin “Armëpushim tani” dhe “Jo në emrin tonë”.
Po ashtu mbrëmë mijëra njerëz janë mbledhur në të gjithë Turqinë pas bombardimeve intensive nga Izraeli në Gaza.