Fiks një muaj pasi ishte shfaqur “live” në “TikTok”, Patrik Kurtit i është ngritur aktakuza, e ka pranuar fajin dhe është dënuar me 6 muaj burgim për nxitje të urrejtjes fetare.
Aktgjykimi dënues është shpallur të premten në Gjykatën Themelore në Mitrovicë nga gjyqtari i rastit, Xhemajl Isufi.
Kurti e ka pranuar fajësinë në seancën fillestare pasi ishte lexuar aktakuza nga prokurori i shtetit, Muharrem Prekazi.
“Po, e pranoj fajësinë’’, ka thënë Kurti, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Me këtë rast, prokurori Prekazi i ka propozuar gjykatës të pranojë pranimin e fajësisë dhe të marrë parasysh si rrethanë lehtësuese me rastin e përcaktimit të dënimit.
Mbrojtësi i të akuzuarit Kurti, avokati Elvir Imeri i ka propozuar gjykatës ndërprerjen e paraburgimit dhe ka kërkuar gjykatës të aprovojë pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit.
Aktakuza ndaj Patrik Kurtit është ngritur më 18 tetor 2023. Ai akuzohet se më 27 shtator përmes “TikTok-ut” ka përhapur publikisht urrejtje midis grupeve fetare. Në aktakuzë, shkruan se Kurti ka përhapur fjalë fyese dhe urrejtje ndaj komunitetit mysliman.
Në “TikTok”, Kurti kishte shkruar se për t’i zhdukur katolikë e myslimanë nuk hyn në burg. Madje, kishte përmendur se si e merr mitralozin në krah shkon te xhamia.
“Për një katolik ja q.. n.. 1.900, që s’ju zhduku nuk hi unë në burg për njo, për një muslim.t për 1.900, tri dardha ja shti në të parin kat të premten e zezë, ja u msheli derën për përjashtë ngërrk edhe në te dytin kat ku hypin gratë ngërrk, talibankat edhe aty ku mbledhen te xhamia rrak, mitrolozin ne krah edhe ja u q. n..’’, pastaj tri dardha veç kur te shkon xhamia pufff edhe kur shkon hoxha me vibrator ne gojë, sa mirë, a e din sa mirë..’’, duke ju referuar Xhamisë së madhe në qendër të qytetit”, kishte thënë Kurti, në “TikTok”.
Me këto veprime, sipas aktakuzës i akuzuari Kurti ka kryer veprën penale “nxitja e përçarjes dhe mos durimit”, nga neni 141, paragrafi 1 të Kodit Penal./BetimipërDrejtësi