Murati: Për herë të parë kemi mbi 410 mijë vende pune aktive

"Për herë të parë kemi mbi 410 mijë vende pune aktive, dhe numri i të rinjve të punësuar nën moshën 25 vjeç është dyfishuar”, ka shkruar ministri i Financave, Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati në një konferencë për media

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka komentuar vendimin e Qeverisë që u ndanë 2.5 milionë euro mbështetje për subvencionimin e kredive investuese për prodhuesit vendorë duke thënë se për herë të parë në Kosovë ka 410 mijë vende pune aktive.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se numri i të rinjve të punësuar nën moshën 25 vjet është dyfishuar duke theksuar se në secilën mbledhje po marrin vendime në mbështetje të ekonomisë.

“Dje ndamë edhe 2.5 milionë euro mbështetje për subvencionimin e kredive investuese, për prodhuesit vendorë, në kuadër të Masës 2.1. Në mbledhjen paraprake të Qeverisë, miratuam edhe lirimin nga dogana për disa lëndë të para si dhe për pjesët rezervë të makinerive prodhuese. Secilën mbledhje, vendime në mbështetje të prodhuesve, në mbështetje të ekonomisë. Rezultatet patjetër se nuk do të mungojnë – për herë të parë kemi mbi 410 mijë vende pune aktive, dhe numri i të rinjve të punësuar nën moshën 25 vjeç është dyfishuar”, ka shkruar Murati.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika