Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), në krye të detyrës, ka gjetur trupin e pajetë të personit i cili kishte rënë në lumë, dhe e ka nxjerrë nga aty.
Personi kishte rënë në lumë në fshatin Deiq të Klinës.
“Pas disa orë kërkimesh të pandërprera ekipet kanë arritur të gjejnë lokacionin, ku personi me inicialet V.K është gjetur pa shenja jete”.
“Gjatë ditës së sotme ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Zhytjes të Gardës Kombëtare të FSK-së, pas marrjes së informacioneve për një person të rënë në lumë në fshatin Deiq të Komunës së Klinës, FSK ka angazhuar ekipet KSH për intervenim, dhe në koordinim me Policinë e Kosovës kanë filluar operacionin e kërkimit- shpëtimit”, njofton FSK.
Sipas procedurave, trupi i pajetë i është dorëzuar autoriteteve për procedurat e mëtejme.
Nuk janë të pakta rastet, ku Njësia e kërkim–shpëtimit e Gardës Kombëtare të FSK-së u kishte shërbyer qytetarëve të Kosovës
Kjo e fundit, më 21 shtator të vitit 2020, kishte arritur që t’i shpëtonte dhe evakuonte katër qytetarë.
Njësia e kërkim-shpëtimit e Gardës Kombëtare të FSK-së kishte realizuar me sukses operacionin e kërkim-shpëtimit malor në fshatin Drelaj të Rugovës së Pejës. Personat e shpëtuar ishin pjesëtarë të shoqatës alpiniste “Gjeravica”, ku njërit prej të lënduarve iu ofrua trajtimi fushor mjekësor dhe evakuimi profesional.