Paraburgimi masa më e zbatuar nga gjykatësit, rrallë zbatohen masat e reja

Në Kosovë masa e paraburgimit ndaj të dyshuarve për vepra të ndryshme penale, është më e shpeshta që apikohet. Por zbatimi i kësaj mase në praktike, ndonëse është e fundit në Kodin e procedurës penale, sipas një raporti të OSBE-së, është shqetësuese. Njohësit e drejtësisë thonë se në sistemin e drejtësisë, në Kosovë asnjë masë më e butë se paraburgimi, nuk merret parasysh

Masa e paraburgimit zë vendin e fundit në Kodin e procedurës penale, në nenin ku janë të rreshtuar masat të cilat përdoren për të siguruar praninë e të pandehurit, për pengimin e rikryerjes së veprës penale dhe për zbatimin e suksesshëm të procedurës penale.

Megjithatë, ajo është masa që aplikohet më së shpeshti ndaj tëq dyshuarve për vepra të ndryshme penale, që dalin apra Gjykatave të vendit.

OSBE, ka bërë një monitorim nëpër gjykata dhe raporti i nxjerrë më pas ka nxjerrë të dhëna shqetësuese mbi këtë praktikë.

“Standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut nënvizojnë se paraburgimi duhet të jetë përjashtim dhe jo rregull. Megjithatë, analiza e OSBE-së tregon se alternativat ndaj paraburgimit rrallë merren parasysh. Prokurorët shpesh kërkojnë paraburgim dhe shumica dërrmuese e kërkesave miratohen nga gjykata. Kur kombinohet me shqetësimet në lidhje me cilësinë e arsyetimit dhe argumentimit si në kërkesat e prokurorisë ashtu edhe në vendimet gjyqësore, është gjetur se paraburgimi shpesh nuk përdoret vetëm si mjeti i fundit dhe mund të zbatohet në mënyrë arbitrare”, thuhet në raportin e OSBE-së.

Se masa e paraburgimit përdoret si shabllon në pothuajse të gjitha rastet në sistemin e drejtësisë, e thonë edhe nga Instituti i Kosovës për Drejtësisë, të cilët shtojnë se sistemi i drejtësisë duhet të marr parasysh gjetjet e raporteve.

“Paraburgimi në shumë raste nuk përdoret si alternativë e fundit, mirëpo në disa raste aplikohet si ndoshta masë e vetme, duhet theksuar faktin se paraburgimi është masë përjashtuese dhe në asnjë rrethanë nuk mund të jetë, rregull parimor që aplikohet në secilin rast. Fatkeqësisht fillimisht në shumicën dërmuese të rasteve vetë prokurorët kërkojnë paraburgim”, ka thënë Gzim Shala – Hulumtues në IKD.

Derisa, avokati Arbër Jashari thotë se gjykatat rrallë praktikojnë masat më të buta, që janë të parapara me kodin e procedurës penale.“Dorëzania si masë është moti në legjislacionin tonë penal, praktikë është caktuar shumë rrallë, them të drejtën unë me ironi shpesh e them gjykata e kanë zbuluar këtë masë vetëm në rastin e këtyre serbëve të cilët po u cakton masën e dorëzanisë, kundretë disa shumave të majme të parave, mirë që ka zënë të aplikohet dhe kjo masë duhet të aplikohet më shpesh”, ka theksuar avokati, Arbër Jashari.

Raporti i OSBE-së, përfshinë edhe rekomandime për akterët relevantë, përfshirë Ministriën e Drejtësisë, Këshillin Gjyqësorë, Prokurorial por edhe Odën e Avokatëve, në lidhje me zbatimin e masës së paraburgimit dhe masave të të tjera.

Ndër të dhënat e raportit, përmdenet edhe numri i të burgosurve, ku në dhjetor të vitit të kalaur ishte arritur numri më i lartë i të burgosurve në pritje të gjykimt, ku ishin 660 të tillë, nga 1 mijë e 726 persona të ndaluar.

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika