“Ata[minatorët] janë në grevë që pesë ditë, të braktisur e të përbuzur nga institucionet shtetërore”, kështu ka deklaruar zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi.
Më tej ajo ka thënë se “derisa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po mban ligjërata për lidershipin ndërsa 24 minatorë gjenden në emergjencë, në gjendje të rënduar shëndetësore”.
Sipas zëdhënës së LDK-së, “ky lider[Kurti] në realitet nuk po shfaqet në horizont?!”.
“Kërkesat për mirëqenie e dinjitet gjithmonë dhe gjithkund janë të drejta!”, ka përfunduar Zëdhënësja e LDK-së.