Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka takuar presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj të cilët kanë biseduar për zhvillimet politike në Kosovë, Shqipëri dhe rajon.
Takimi ndodhi në Iballë të Pukës, ku ata morën pjesë në ngjarjen e 120 vjetorit të hapjes së shkollës shqipe në këtë fshat.
Haradinaj ka raportuar për këtë takim në llogarinë e tij në Facebook dhe ka theksuar se ata ndanë të njëjtat qëndrime lidhur me prioritetet rajonale.
Në veçanti, ata janë pajtuar se është thelbësore që Kosova të vazhdojë rrugën drejt anëtarësimit në NATO, pasi ky hap do të rrisë sigurinë në rajon dhe do të promovojë paqen në tërë botën.