Basha i VV-së i pakënaqur: Me i detyru qytetarët me pagu parking të dielave është zhvatje

"Në rrugët publike nuk paguhet, kurse në parkingun nëntokësor qytetarët ende detyrohen të paguajnë nga 1€ minimum, çmim ky që e ngritën para se me ardh mërgata! Me i detyru qytetarët me pagu parking të dielave është zhvatje"

Dimal Basha, VV

Deputeti i VV-së , Dimal Basha, ka shprehu një  ankesë në  lidhje me pagimin e parkingut publik gjatë ditës së diel, në Komunën e Ferizajt.

Sipas Bashës, në vitin 2017 komuna kishte nxjerrë  një urdhër e që ditëve të festave dhe të dielave që qytetarët të mos paguajnë parking publik.

“Në vitin 2017, kryetari i komunës asokohe kishte nxjerrë Urdhër për NP Ambienti që ditëve të festave dhe të dielave qytetarët mos të paguajnë për parking publik”, ka shkruar ai, duke theksuar se në  rrugë t publike nuk paguhet ndërsa në  parkingun në nëtokësor edhe të  dielave duhet të  paguajë n.

Dhe kjo sipas Bashës, është zhvatje.

“Në rrugët publike nuk paguhet, kurse në parkingun nëntokësor qytetarët ende detyrohen të paguajnë nga 1€ minimum, çmim ky që e ngritën para se me ardh mërgata!

Me i detyru qytetarët me pagu parking të dielave është zhvatje!”, ka shtuar Basha.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika